Pyetje të Shpeshta (FAQs)


Mund t'ju kontaktoj në DM për të bërë porosi ose në WhatsApp?
Prej gati 2 vitesh porosia mund të bëhet vetëm tek linku në bio në Instagramin tonë ose duke klikuar le-petit.al

Mund të kontaktoni në WhatsApp për çdo pyetje apo informacion, çdo ditë nga ora 10-18


Është shumë e rëndësishme pasi vendosni një porosi në sistem të kontrolloni statusin e saj (konfirmuar ose anulluar). Mund të kontrolloni në mail, zakonisht e gjeni në rubrikën spam ose junk. Nëse email nuk ju ka ardhur, mund të vendosni kodin (PA shenjën #) ku lexon "gjurmo porosinë"
Në rast se nuk keni arritur t'i bëni screenshot kodit, jeni të lutur të na kontaktoni në WhatsApp dhe një nga asistentët tanë të shitjeve do t'ju shërbejë me të gjithë informacionin e nevojshëm mbi porosinë tuaj.

A dërgon Le Petit ndërkombëtarisht?
Jo, ne dërgojmë vetëm në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni. Kostoja e transportit është 2€ për Shqipërinë, 5€ për Kosovën dhe Maqedoninë.

Çfarë forme pagesash pranoni?
Pagesë Cash në dorëzim (COD)

A mund të modifikoj ose anuloj porosinë time?
Pasi një porosi është konfirmuar, ne nuk mund ta anulojmë atë. Megjithatë, nëse porosia juaj nuk është procesuar ose dërguar, jemi në dispozicion për të ndihmuar me modifikime nëse dëshironi të ndryshoni zgjedhjen tuaj. Ju lutem të na kontaktoni menjëherë për çdo ndryshim.

Ju sugjerojmë të gjithë klientëve tanë të bëjnë pagesën në monedhën euro me totalin e njëjtë siç vjen në email për të shmangur pagesa ekstra tek korrieri. Posta është një ofrues shërbimi për ne ndaj ju sugjerojmë si më sipër.

Pyetja ime nuk është e listuar. Si mund të kontaktoj me ju?
WhatsApp